AKTUALITET, 14 Nëntor 2018, 09:11

CNN padit Donald Trump

CNN padit Donald Trump

CNN ka hedhur në gjyq presidentin amerikan Donald Trump dhe figura të rëndësishme të stafit të tij për heqjen e aksesit të gazetarit të saj në aktivitetet e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas CNN Trump ka shkelur amendamentin kushtetues për lirinë e shprehjes.

Televizioni kërkoi nga Gjykata e Uashingtonit rikthimin e kredencialeve për gazetarin Xhim Akosta, i cili pati replika me Trump pas një pyetje për hetimin ndaj presidentit amerikan.

“Mjaft! Mjaft më! Ti je një njeri harbut dhe i tmerrshëm. Je armiku i popullit”, iu përgjigj Trump gazetarit të CNN në Shtëpinë e Bardhë. Madje Trump deklaroi se të njëjtin fat mund të kenë edhe gazetarët e tjerë nëse veprojnë si kolegu i tyre. TPZ.AL