TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se kriminelët duhet të vriten me njëri-tjetrin ka ardhur reagimi i ish-ministrit Ylli Manjani.
Përmes një postimi në “Facebook” Manjani shkruan se nuk ka kryeministër në botë që ‘i thotë popullit të vet që të vriten, ndërsa është akoma më rëndë fakti se kryeministri është shprehur se: ‘të vriten njerëzit që të marrë frymë unë’.
Postimi i plotë:
Nuk ka kryeministër në botë që i thotë popullit të vet “vrituni me njeri-tjetrin”!
Më rëndë akoma kur thotë “vrituni ju që të marr frymë thellë unë”!!! Pra frymëmarrja e për pasojë furnizimi i trurit me gjak të pastër, varet nga vrasja e njerëzve me njëri-tjetrin!!
Rëndë shumë!
E lëmë mënjanë pjesën kënaqësive perverse, nëse do zbatohej vetgjyqësia, përse na duhet shteti, qeveria, policia, burgjet e drejtësia?!
Apo për PPP e koncensione!
Vijoj të mendoj se kushdo i voton këta e meriton etiketimim “Shpellar”!
TPZ.AL