TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia deklaroi se janë larguar nga Shqipëria 160 mjekë. Sipas tij ministrja e Shëndetësisë, Orgerta Manastirliu nuk arrin dot të plotësojë as vendet e lëna bosh nga bluzat e bardha.
Deklarata e Bardh Spahis:
Ndërkohë që ministrja Manastirliu deklaron që për 10-mujorin e parë të 2018 janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë, faktet flasin ndryshe; Mbi 160 mjekë këtë vit kanë zgjedhur të ikin nga Shqipëria.
Në 2017 kanë aplikuar 617 infermierë, kurse këtë vit janë në proces 350 infermierë për t’u larguar. 78% e mjekëve duan të ikin nga vendi.
Mashtrimet për rritje pagash nuk funksionojnë më. Me këtë ritëm, ministria nuk arrin dot të plotësojë as vendet e lëna bosh nga mjekët dhe infermierët që largohen nga skamja, krimi dhe dëshpërimi. TPZ.AL