TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se mbështet idenë e Macron për krijimin e ushtrisë europiane.
Merkel u shpreh se krijimi i një ushtrie europiane të integruar është e domosdoshme. Merkel tha se kontinenti i vjetër duhet të mësojë nga Lufta e Parë Botërore dhe përçarjet që çuan në fillimin e konfliktit.
“Duhet të punojmë për vizionin e një ushtrie të vërtetë europiane”, shpjegoi Merkel në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Europian.
Ideja e Macron është kundërshtuar ashpër nga Donald Trump i cili tha se Macron sugjeron të ndërtojë ushtrinë e vetë për të mbrojtur Europën nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia. Por ai harron se ishte Gjermania armiku në dy luftërat botërore. TPZ.AL