AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 23:15

Manjani: Hashashëndetsia më e fortë se kurrë

Manjani: Hashashëndetsia më e fortë se kurrë

Përmes një postimi në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar shpalljen e fituesve në drejtimin e spitaleve kryesore të vendit, por me të veçantën se ata janë shpallur në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

STATUSI I PLOTË

 

“Lajm i vonë! Ora 21:30.

Qeveria ka zgjedhur drejtorin e QSUT; drejtorin e Spitalit të Traumës; dhe drejtorin e Spitalit të Mushkërive!

Emrat e shpallur tani natën, diheshin ditën për diell që do fitonin!

Me këto emra janë dakort edhe Koncensionarët...

Njoftimi duhej bërë natën se ditën mediat e kazanit të shurdhojnë qeverinë!

Hashash-shëndetësia më e fortë se kurrë! Natën punon shteti, ditën koncensionarët! Drejtorët punojnë natën e ditën...

Ndërkohë, kush është sëmurë bën mirë të llullatet në hashash! Është “Dorë me një” për dhimbjet! Të zgjidh çdo hall si me magji.

Natën e mirë!”, shkruan Manjani.