TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar nga detyra prokurorin Tom Deda.
Deda mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Peshkopisë.
Motivi i shkarkimit të tij është përfshirja në korrupsion.
Kujtojmë se Tom Deda në vitin 2016 u denoncua në emisionin investigativ “Fiks Fare” nga një qytetar të cilit i kishte marrë 200 mijë lekë për të zhbllokuar makinën e kapur nga Policia.
48-vjeçari nga Dibra, Fation Zeqja, i cili njihet edhe me emrin Faik Zeqja nga fshati Majtare i këtij rrethi është ndaluar nga policia me 5 tetor 2016, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Maqellarës”, ku është kapur duke transportuar 3 metër kub lëndë drusore me kamionçinën e tij, me targë AA 296 BC.