AKTUALITET, 24 Nëntor 2017, 12:40

Debati Lubonja-Manja/ “Rama po u shet botën virtuale shqiptarëve” (VIDEO)

Debati Lubonja-Manja/ “Rama po u shet botën virtuale

Analisti Fatos Lubonja dhe deputeti Ulsi Manja, të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” , të Ylli Rakipit, kanë pasur një debat të ashpër mes tyre. Ndërsa Ulsi Masnja mbrojti qeverinë e Edi Ramës, duke thënë se u votua masivisht në zgjedhjet e 25 qershorit, Lubonja iu përgjigj menjëherë. Sipas Lubonjës vota marrin edhe Putin e Erdogan që kanë pushtete autoritare.

VIDEO:

Ulsi Manja: Nuk e rrëzoni dot Ramën, sepse e ka votuar populli në 25 qershor. Të kesh tendencën për të nxirë gjithçka, qofshin këta që e thonë. Unë nuk ndaj asnjë mendim me këtë.

Lubonja: Ashtu ka fituar edhe Putini dhe Erdogani, ça flet mo kështu?!

 Manja: Ka rënë shteti, po diskutoni si në mesjetë. Ne po presim hapjen e negociatave. Shqiptarët janë të mençur.

Lubonja: Aq budallenj nuk jemi.

Manja: Ai nuk jeton këtu, jeton në hënë. Ja thirrje për turbullirë publike. Në 4 vite që unë dëgjoj Lubonjën, ai thotë që Shqipëria është luftë.

 Lubonja: Shqipëria është luftë bandash. Ti do t’i shesësh botën virtuale shqiptarëve.