AKTUALITET, 24 Nëntor 2017, 12:27

Sekuestrohet 139 kg drogë në Greqi, kërkohet 21 vjeçari shqiptar

Sekuestrohet 139 kg drogë në Greqi, kërkohet 21 vjeçari

Operacioniet e policisë greke në kufi për të arrestuar trafikantët e drogës, janë të shumta. Mësohet se në 48 orët e fundit janë sekuestruar 139 kilogramë e 150 gram marijuanë në Dhrisko, Janinë në aksin e vjetër Janine-Trikalla.

Mësohet se droga ishte e ndarë në 131 pako dhe u gjet në një mjet të parkuar në rrugë. Mjeti rezulton në pronësi të një shqiptari 21-vjeç i cili u shpall në kërkim.

TPZ.AL