TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan kanë çuar në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda edhe ish-ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj.
Një ditë më parë në ambientet e Krimeve të Rënda u thirr një tjetër ish-ministër i LSI që ka drejtuar Ministrinë e Transporteve.
Ish-ministri i Transporteve i LSI-së, Edmond Haxhinasto u pyet të hënën për më shumë se dy orë nga prokurorët e Krimeve të Rënda për llogari të dosjes së rrugës Tiranë-Elbasan.
Prokurorja Elisabeta Imeraj ka thirrur dy ish-ministrat e LSI në cilësinë e personave që kanë dijeni përsa kohë një sërë ish-zyrtarësh janë nën hetim për dyshimet e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim dhe korrupsionit me fondet e rrugës, ndërtimi i të cilës ende nuk ka përfunduar.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet të thirret në Prokurori edhe ministri i Energjise dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri ,gjithsesi kjo ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht.
TPZ.AL