TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, doli sot në një konferencë për shtyp, për të sqaruar opinionin publik lidhur me kërkesën e qeverisë për plotëfuqi për negociatat me Greqinë. Meta u pyet nëse ndihen nën presion, për të dhënë plotëfuqinë, për shkak se kryeministri grek Cipras, do të vizitojë Shqipërinë dhe me gjasë në këtë vizitë do të firmoset marrëveshja. Meta u shpreh se nuk ka asnjë personalitet të huaj, që ti imponojë të mos përmbushë detyrimet Kushtetuese.
“Axhenda e cilitdo personalitet të nderuar nuk mund të më imponojë mua apo askujt, që të mos përmbush detyrimet e mia, transparente dhe përfundimtare të një marrëveshje që duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Qeveria ka të drejtën e saj të bëjë të gjitha marrëveshjet që janë në kompetencën e saj të plotë sipas kushtetutës, por në këtë çështje ua bëra të qartë se kush është qëndrimi i Presidentit të Republikës. Deri më sot, që nga marrja e detyrës, nuk ka asnjë informacion zyrtar nga MEAJ lidhur me diskutimet që janë bërë me Ministrinë e Jashtme të Greqisë."
/TPZ.AL/
Konferenca për shtyp e Metës: