TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shoqata “Çamëria” do të protestojë lidhur me negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar, por edhe çështjen e pronave dhe emrit të Çamërisë.
Përmes një deklarate për mediat, theksohet se këtë të shtunë, ora 12:00, përpara Rrugës së Ambasadave në Tiranë, do të protestohet për negociatat me Greqinë.
Në njoftim, thuhet se shqiptarët e Çamërisë janë pjesë krenare e kombit dhe duhet të jetë pjesë e negociatave me Greqinë.
Për këtë arsye, u bëhet thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës.
“Çështja Çame është e gjallë dhe më e fortë se kurrë. Ajo mund të shuhet, vetëm kur të zgjidhet njëherë e mirë me kthimin tonë, të gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar, në trevat e përçunduara nga zervistët dhe neofashistët e vendit fqinj. Fyerjet e vazhdueshme të elitës politike dhe shtetërore greke kundër shqiptarëve nuk mund të lejohen më. Prandaj, ne sot i bëjmë thirrje çdo shqiptari, nga të gjitha trevat, shoqërisë civile ti bashkohen protestës tonë, ditën e shtunë, në orën 12.00, pranë memorialit të Adem Jasharit, heroit legjendar të trevave tona veriore, që për krenarinë, për ruajtjen e vlerave të identitetit kombëtar, të jemi me një zë të fortë kundër të gjithë atyre, që duan të na nëpërkëmbin, për të treguar që ky vend ka Zot dhe t’i japim një mesazh të qartë kujtdo që mendon se mund të na heshtë, në të drejtat tona kombëtare në trevat tona jugore!” thuhet mes të tjerave në deklaratë