TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Evropa ka parë një rritje masive në rastet e fruthit në 2017-ën, të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është një tragjedi pasi shifrat pësuan një rënie në 5.273 raste në vitin 2016-të.
Rastet u rritën me 400%, me më shumë se 20,000 njerëz të prekur dhe 35 prej tyre humbën jetën.
Pesëmbëdhjetë vende të rajonit evropian, përfshirë Britaninë e Madhe, u përballën me rastet në rritje të të prekurve nga fruthi, ku shifrat më të larta ishin në Rumani, Itali dhe Ukrainë.
Ekspertët thonë se pikërisht ata persona që kanë shmangur vaksinimin, janë prekur.
Megjithëse hulumtimi i publikuar në vitin 2004 për një lidhje të mundshme ndërmjet vaksinës MMR dhe autizmit është diskredituar, frika që krijoi ka dëmtuar besimin e njerëzve tek vaksina.
Fruthi është një sëmundje shumë virale infektive që mund të jetë vdekjeprurëse dhe vaksina MMR mund ta parandalojë atë.
OBSH thotë se ka pasur rënie në mbulimin e përgjithshëm të vaksinimit rutinë, si dhe mbulim të vazhdueshëm të ulët midis disa grupeve të margjinalizuara dhe ndërprerje në furnizimin me vaksina ose sistemet e mbikëqyrjes së sëmundjes që nuk janë të suksesshme.
Dr Zsuzsanna Jakab, nga OBSH, u shpreh se: “Çdo person i ri i prekur nga fruthi në Evropë na kujton fëmijët dhe të rriturit pa vaksinuar, pavarësisht se ku jetojnë, mbeten në rrezik për prekjen nga sëmundja dhe përhapjen e saj tek të tjerët që nuk mund të jenë në gjendje për t’u vaksinuar”.
Gjithashtu edhe vendi ynë po përballet me një situatë të vështirë të përhapjes së fruthit, ku dy fëmijë kanë humbur jetën.
Rastet e para të të prekurve në vend janë regjistruar më 10 janar, ku në 132 raste të shfaqura, 74 përqind e tyre kanë qenë të pavaksinuar.