TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debatet e fundit lidhur mbi marrëveshjen e detit që Shqipëria pritet të formalizojë me Greqinë, kanë qenë të shumta. Një pjesë e mirë e klasës politike si dhe specialistë të fushës, e kanë kundërshtuar mënyrën se si qeveria jonë po vepron për rastin në fjalë. Ndërkohë që një kundërshtim i fortë ka ardhur edhe nga Presidenti Ilir Meta, i cili nuk ka dhënë plotëfuqishmërinë e tij për ngritjen e grupit të negociatorëve.
Pas këtij veprimi të Presidentit dhe heshtjes së qeverisë ka ardhur një reagim ironizues nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. Në një postim ai e krahason zgjidhjen e këtij problemi me atë të emërimit të Prokurores së Përkohshme. Pra, sipas Spahiut, kryeministrit Rama i duhet një president i përkohshëm për të realizuar marrëveshjen detare me Greqinë, sipas interesave personale të Ramës.
Postimi:
Mbase një president i Përkohshëm do të ish dashur (KM-së) më shumë se sa të gjithë të përkohshmit deri në këto moment..!!!
Besoj fort se çështja e detit do hyjë me patjetër në hullitë e transparencës dhe zgjidhjes konkrete, përtej interesave bajate personale, politike..!!!