TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë sot detaje sa i përket marrëveshjes me kompaninë SHELL.
Bëhet e ditur se nënshkrimi është një rezultat i një procesi gare dhe më pas një periudhe intensive 2 vjeçare negociatash mes palëve.
“Kohëzgjatja e Kontratës për rastin nëse do të kemi një zbulim të ri, pra periudha e Zhvillim-Prodhimit, do të jetë deri në 25 vjet me të drejtë zgjatje”, – thuhet ndër të tjera në njoftimin e shpërndarë nga ministria, ku kërkimi i naftës në këtë bllok do të kryhet në 3 faza.
Marrëveshja për Bllokun 4
Marrëveshja që firmoset nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompania SHELL është rezultat i një procesi gare dhe më pas një periudhe intensive 2 vjeçare negociatash mes palëve. Pas firmosjes, Marrëveshja me Ndarje Prodhimi për Bllokun 4 në tokë do të përcillet për miratim në Këshillin e Ministrave.
Në mënyrë të përmbledhur ja çfarë përfaqëson kjo Marrëveshje:
Kërkimi i naftës në këtë Bllok do të kryhet në 3-faza;
Gjatë Fazës së Parë e cila do të zgjasë 3 vjet do të kryhen 125 km punime seismike 2D dhe ripërpunim i 125 km profileve seismike 2D. Angazhimi financiar minimal për Fazën e Parë shkon në rreth 8.5 milion USD.
Faza e Dytë do të zgjasë 2 vjet. Gjatë kësaj faze do të kryhen 300 km punime seismike 2D dhe ripërpunim i 200 km profileve seismike 2D. Gjatë kësaj faze është opsional shpimi i një pusi kërkimi me thellësi 3000 m. Angazhimi financiar minimal për Fazën e Dytë shkon në rreth 20 milion USD.
Faza e tretë do të zgjasë 2 vjet. Gjatë kësaj faze do të kryhet shpimi i një pusi kërkimi me thellësi minimale 3000 m dhe Angazhimi financiar minimal për këtë fazë arrin në 14 milion USD.
Kohëzgjatja e Kontratës për rastin nëse do të kemi një zbulim të ri, pra periudha e Zhvillim-Prodhimit, do të jetë deri në 25 vjet me të drejtë zgjatje.