AKTUALITET, 20 Shkurt 2018, 11:58

"S'do më tregosh ti si drejtohet komisioni", sherr mes Nikollës dhe Vokshit

"S'do më tregosh ti si drejtohet komisioni", sherr mes

Debate dhe përplasje ka pasur sot në seancën dëgjimore të komisionit të medias mbi edukimin, ku e pranishme ka qenë edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Kjo e fundit është përplasur me deputeten e PD-së, Albana Vokshi, ndërsa i ka thënë se po e drejton komisionin në mënyrën më të shëmtuar.

Debati

Nikolla: Po e drejton komisionin në mënyrën më të shëmtuar.

Vokshi: S’do të më tregosh ti se si drejtohet komisioni

Nikolla: Mos ju shmangni përgjegjësive që ju takojnë!

Vilma Bello: Unë nuk e di se sa kanë shkuar përpara drejtësisë kur në 2005  kishte akte të pa miratuara.

Vokshi: Nuk mundet juve që diskutoni dhe miratoni ligje të vini në këtë komision e të thoni se nuk i kemi miratuar sepse nuk kishim kohë.

Më vjen keq se ju vini nga akademia, duhet të ishit këtu për të mbrojtur të drejtat e studentëve dhe pedagogëve. Moszbatimi i ligjit i ka penalizuar të dyja këto kategori.