TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kuadër të projektligjit të Vettingut në Polici, një ditë pas seancës me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë propozuan disa ndryshime.
Sipas PD, propozimet e sjella e bëjnë realisht të zbatueshëm ligjin e vettingut në polici. Por, propozimet kryesore të Partisë Demokratike nuk janë pranuar nga maxhoranca.
“Maxhoranca rrëzoi kështu edhe alibinë e ngritur një ditë më parë nga Ministri i Brendshëm se ishte i gatshëm që vettingu të niste prej tij”- thekson PD.
Partia Demokratike propozoi 3 ndryshime thelbësore.
· Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i vettingut sipas të njëjtave kritere për trupën e policisë.
· Organet e vettingut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft.
· Shtrija nga 5-10 vjet e vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike. Në draftin aktual është vetëm 3 vjet.