TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Duhet të theksoj se për këtë cështje ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila është një vijë e kuqe për të gjithë. Është detyra e Presidentit të respetkojë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, sepse Presidenti është betuar për mbrojtjen e Kushtetutës."
Meta u shpreh se nuk mund të firmosë një letër të bardhë sepse kjo gjë nuk përputhet m vendimin e Gjykatës Kushtetuese."Presidenti nuk mund të firmosë një letër të bardhë, me disa probleme të cilat kanë nevojë të saktësohen sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese."
"Qëllimi i Presidentit nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë të bëjë lojë politike në mardhënie me fqinjët, me Greqinë dhe aq më tëpër në një çështje kaq delikate. Presidenti nuk mund të vihet para fakteve të kryera."
Presidenti u pyet nëse ndihet nën presion me vizitën Tsipras në Shqipëri dhe idenë e hedhur se marrëveshja do të firmoset gjatë kësaj vizite, Meta u shpreh se pavarësisht respektit për kryeministrin grek, asnjë vizitë e personaliteteve të huaja nuk mund ta pengojnë atë ne ushtrimin e detyrave të përcaktuar nga Kushtetuta. /TPZ.AL/