AKTUALITET, 20 Shkurt 2018, 12:13

VIDEO/Skandali në Sarandë, Drejtori i Ujësjellësit: Qytetarët i kam lënë edhe tri ditë pa ujë, nuk kanë reaguar

VIDEO/Skandali në Sarandë, Drejtori i Ujësjellësit:

Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm në rrethe duket se nuk përbën problem për drejtuesit e institucioneve shtetërore. Në një intervistë për “Saranda Televizion”, Drejtori i Ujësjellësit të këtij qyteti, Sheme Lulo i pyetur se sa orë në ditë furnizohet qyteti me ujë, përgjigjet “8 orë”. I pyetur nëse ky furnizim është i mjaftueshëm, Lulo nxjerr xhevahirin nga goja:

Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë për të parë sesa kërkesë ka. S’i ka rënë asnjëri telefonit që të thotë “shiko se jam pa ujë”.