AKTUALITET, 20 Shkurt 2018, 13:51

Pas disa ditë heshtje, Haradinaj rinis edhe njëherë nga ankesat për Edi Ramën

Pas disa ditë heshtje, Haradinaj rinis edhe njëherë nga ankesat

Pak ditë më parë, Rama dhe Haradinaj u përfshinë në një debat në distancë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Por akuzat serioze që i bënë njëri-tjetrit u harruan në pak minuta, kur të dy u shfaqën duke trokitur gotat në mbrëmje.

Sot, Ramush Haradinaj ka rinisur nga ankesat.

Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, ku po shënohet përvjetori i grevës së minatorëve, Haradinaj është shprehur: “I kam thënë Edi Ramës se mund t’i shesim mend njëri-tjetrit sa të duam. Edi Rama e ndihmon Kosovën vetëm duke e zhvilluar Shqipërinë”.

Haradinaj tha se nuk ka qëllim për të hyrë në debate të panevojshme, “sepse jemi vëllezër”.

“Por, duhet ta kuptojnë që Kosova ka njerëz, nuk munden me ardhë me mbajt leksione. E dojmë popullin tonë. Por është me rëndësi me kry punët tona”, u shpreh Haradinaj.