AKTUALITET, 20 Shkurt 2018, 11:43

Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 68-vjeçari

Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 68-vjeçari

Një 68-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Kjo pasi i janë gjetur 2 armë zjarri dhe fishekë në shtëpinë e tij, të cilët i mbante pa leje të organeve kompetente.

Kështu, uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Islam Nezhën, banues në Durrës.

“Më datë 19.02.2018, në bazë  të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë  e provave materiale: një armë zjarri automatik, model 54; një armë gjahu teke dhe 95 fishekë model 54.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, – thuhej në njoftimin e policisë.