AKTUALITET, 30 Dhjetor 2018, 13:43

Daçiç: Çfarë kanë vendosur SHBA e Rusia për marrëveshjen Serbi-Kosovë

Daçiç: Çfarë kanë vendosur SHBA e Rusia për

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të organizuar ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për ta (SHBA) është e rëndësishme që Rusia të dakordohet dhe të marrë pjesë në këtë marrëveshje, me përjashtim të pjesë së udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE).

Fuqitë e mëdha duhet të jenë garantues të marrëveshjes, sepse duhet të kalojë nëpër Këshillin e Sigurimit”, ka thënë Daçiç për gazetën serbe “Politika”.

Ndërkohë, Daçiç është pyetur në lidhje me faktin se sa e rëndësishme është për presidentin amerikan Donald Trump zgjidhja e çështjes së Kosovës, tha se Amerika është pro një marrëveshje me Serbinë.