AKTUALITET, 30 Dhjetor 2018, 11:25

11 vite në arrati, arrestohet shqiptari i dënuar për vrasje/ EMRI

11 vite në arrati, arrestohet shqiptari i dënuar për vrasje/ EMRI

Arrestohet pas 11 vitesh në kërkim shqiptari i rrezikshëm, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari.

Mediat italiane bëjnë me dije se është arrestuar shqiptari Florenc Nishku, autori i vrasjes së Spino Binjakut.

Sipas policisë, ai konsiderohet një kriminel i rrezikshëm.

Mendohet se autori me viktimën u grindën për shkak të pazareve për prostitucionin.

Nishku qëlloi me thikë Spiro Binjakun, i cili ndërroi jetë në spital. Tashmë autori i krimit do të përballet me drejtësinë italiane.