TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kapet nga policia e Fierit një i ri që akuzohet si autori i grabitjes së 10 milionë lekëve në një banesë.
Policia bën me dije se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 08.09.2018 dhe ka ndaluar autorin e dyshuar shtetasin E.M, 21 vjeç, banues në Fier.
Njoftimi:
Policia zbardh një ngjarje të ndodhur në datën 08.09.2018, ndalon autorin e dyshuar të vjedhjes së 1 milion lekëve (të reja) në një banesë në Lalar, Patos.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, bën të mundur ndalimin e autorit të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetasit M.B.
U ndalua autori i dyshuar, shtetasi E.M, 21 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.