AKTUALITET, 30 Dhjetor 2018, 12:57

Digjet makina në Gramsh, dyshimet e para

Digjet makina në Gramsh, dyshimet e para

Një makinë është përfshirë nga flakët vetëm pak çaste më parë në qytetin e Gramshit.

Automjeti i tipit RENAULt me targë AA986H në pronësi të shtetasit me iniciale A.R., banues në Mjekës të Elbasanit, është përfshirë nga flakët rreth orës 11:30 në lagjen ’35 vjetori’ në Gramsh.

Dyshimet paraprake janë se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe zbulimin e rrethanave të saj.