AKTUALITET, 30 Dhjetor 2018, 10:55

Përsëri tërmet gjatë natës në Catania, shkak vullkani Etna

Përsëri tërmet gjatë natës në Catania, shkak

Dy tërmete me magnitudë 2.9 janë regjistruar gjatë natën në provincën e Catanias.

Sipas të dhënave nga Instituti kombëtar i gjeofizikës dhe vullkanologjisë (Ingv) lëkundja e parë ka ndodhur në orën 00:36 minuta me epiqendër pranë Adranos, ndërsa e dyta në 4:12 jo shumë larg nga Ragalna dhe Zafferana Etna.

Nuk ka të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar.

Edhe 4 ditë më parë një tërmet me magnitudë 4.8 në këtë zonë shkaktoi 28 të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

Që nga aktivizimi i vullkanit të Etnës, kjo zonë e Italisë është goditur nga tërmete të vazhdueshme.