AKTUALITET, 30 Dhjetor 2018, 11:06

Kush është turku që u vra mbrëmë në atentat, lidhja me dy viktimat/FOTO

Erdal Durunay, personi që shihni në këtë foto, është turku që mbeti viktimë e atentatit të mbrëmshëm në Elbasan, bashkë me familjaret Endrit Dylgjeri dhe Arben Dylgjerin.

Atyre iu bë pritë pranë Metalurgjikut, pasi kishin dale nga lokali dhe teksa ishin me një automjet tip “Range Rover”.

Autoret, ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri 20 herë me kallashnikov. Në vend mbeten të vdekur Endrit Dylgjeri dhe Arben Dylgjeri, kurse turku ndërroi jetë rrugës teksa e çonin në spital.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Elbasan, me qëllimin për të festuar aty së bashku me miqtë e tij festen e ndërrimit të viteve.

Ai kishte lidhje të forta miqësore me nipin, lidhje që thuhet se ishin krijuar që në Holandë.

Dyshohet se edhe turku, viktima e trete e atentatit te mbrëmshëm ka qenë i përfshirë në trafik droge, por policia ende është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që çuan në këtë masakër.