TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur dita e tretë e protestës së organizuar nga shqiptarët e Diasporës, të cilët ndodhen sot përpara kryeministrisë. Kësaj proteste si ditët më parë edhe sot i janë bashkuar dhe qytetarë të Tiranës, banorë që preken nga projekti i Unazës së Madhe, protestuesit për mbrojtjen e Teatrit si dhe padyshim studentët.
Një nga organizatorët kryesor të kësaj proteste Genc Sejko u shpreh se protesta ja ka arritur qëllimin që ato kishin pasi kërkonin që të bashkonin kauzat e protestuesve, ndërkohë që shtoi se bashkëpunimi do të vijojë sërish.
“Kishim si qëllim që të bashkonim ato kauza. Studentët u ngritën në protestë, Teatri vazhdon që të rezistojë, banorët e Astirit janë më rezistentë se kurrë, bregu i Lumit po ashtu po mban protestën gjallë. Ky nuk është fundi. Ky problem nuk ikën me kaq.
Kemi takuar grupe të ndryshme për vazhdimin e bashkëpunimit, që shqiptarët e Diasporës të mbështesin çdo kauzë të çdo shqiptari.
Nuk do të largohemi për të ikur gjithmonë ,do të jemi gjithmonë afër jush. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”– u shpreh Sejko.