TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona janë vënë në pranga nga policia për tentativën e rrëmbimit të biznesmenit Aurel Guni, i cili është edhe këshilltar i PDIU-së në Këshillin Bashkiak të Elbasanit.
Policia njofton se e arrestuar është edhe një femër, e cila akuzohet se u ka bërë presion familjarëve të biznesmenit, për të tërhequr kallëzimin.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të ngjarjes të ndodhur më datë 28.12.2018 në lagjen “Haxhias”, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
• B.M., 39 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”,pasi pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A.G., dhe B.M., (të njohur mes tyre, banues në Elbasan), ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin.
• F.C., 28 vjeçe , banuese në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, pasi dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të dëmtuarit A.G, për të tërhequr kallzimin.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Policisë, në banesën e shtetasit B.M., është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një dozë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin B.M., ndërsa për shtetasen F.C, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar nga neni 311 i Kodit Penal.