AKTUALITET, 30 Dhjetor 2018, 12:24

Kush ishte shënjestra e atentatit në Elbasan, e shkuara e tij kriminale

Shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Elbasan, që u mbyll tragjikisht me tre viktima, duket se ka qenë Endrit Dylgjeri, (Alibej), 34 vjeçari.

Ai njihej me dy mbiemra dhe rezulton i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, pra një person me precedentë të mëparshëm penale.

Kurse xhaxhai i tij, Arbeni, që ishte me të në makinë, i cili mbeti i vdekur nga të shtënat njihej në zonë si një njeri familjar, i qetë dhe pa probleme, shkruan Panorama.

Flitet se vrasja është prej profesionistësh, pasi makina ka marrë 18 plumba në krahun ku ndodhej 34-vjeçari dhe 7 në sediljen e pasme ku gjendej turku.

Në Dhjetor të vitit 2013, policia italian ka goditur një organizatë droge që drejtohet pikërisht nga Alibej, në bashkëpunim me persona të tjerë. Asokohe u sekuestrua rreth 2.5 kg kokainë.

Në operacionin e kapjes së anëtarëve të bandës u përfshinë 300 policë të komandës të ASTI-t dhe Val D’Aosta-s.

Trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë, në Asti dhe rezulton se në tërësi shqiptarët trafikuan 31 kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro.

Droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano.