AKTUALITET, 15 Nëntor 2018, 09:12

Shtyhet konkursi për gradën ‘komisar’, policët kopjuan masivisht

Shtyhet konkursi për gradën ‘komisar’, policët

Është shtyrë afati i konkursit për gradën ‘komisar’ në Policinë e Shtetit për shkak se policët kopjuan masivisht në provimin e datës 7 nëntor.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu e shpalli të pavlefshëm konkursin e datës 7 nëntor, pasi rezultoi se efektivët kishin kopjuar, testi ishte vjedhur nga aplikantët para nisjes se konkurrimit.

Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur një hetim ndaj komisionit që ishte përgjegjës për provimin e datës 7 nëntor.

Komisioni kryesohej nga nëndrejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajna. Rreth 400 oficerë policie konkurruan për 130 pozicione vakante për gradën ‘Komisar’. TPZ.AL