TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej ditës së djeshme, në Tiranë dhe Durrës është ndërprerë sinjali i transmetimit analog, gjë që ka sjellë një terr të vërtetë në shtëpitë e qytetarëve. Shumë prej tyre, nuk kanë mundësi ekonomike të pajisen me dekoder DVB T2, çmimi i të cilave është të paktën 3 mijë lekë të reja.
Reagimet kanë qenë të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët janë ankuar se nuk kanë më asnjë mundësi për të parë televizor. Ndërprerja e menjëhershme e sinjalit, i ka kthyer tashmë televizorët në mobilje, për shumë qytetarë.
Analisti Enton Abilekaj, shprehet se gjysma e Shqipërisë gjendet në errësire dhe se në treg nuk ekzistojnë dekoderë universalë, në mënyrë që qytetarët të shpenzojnë tek kompanitë që shesin aparate të tillë.
"Duhet të blejnë dekoderat universalë, po në treg nuk ka të tillë. E vetmja mundësi është që të pasurojnë më shumë kompanitë që kanë pronësinë e tranmetuesve numerikë duke blerë dekoderat e tyre."
Enton Abilekaj:
Mbreteroi erresira, po tani?
Është dita më e zezë për televizionet dhe teleshikuesit. Duhet të ishte ditë historike shkëputja përfundimtare nga transmetimet analoge në dixhitale, por errësirra sundon në shumicën e shtëpive. Shumica e qyettarëve me të ardhura minimale nuk kanë televizorë më marrës dixhital.
Duhet të blejnë dekoderat universalë, po në treg nuk ka të tillë. E vetmja mundësi është që të pasurojnë më shumë kompanitë që kanë pronësinë e tranmetuesve numerikë duke blerë dekoderat e tyre.
Nuk është problemi se pasurohen ata që e filluan në mënyrë të paligjshme aktivitetin, por as ky shpenzim nuk e zgjidh problemin. Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) vetëm sa ka ndihmuar qeverinë që të zhysë shqiptarët në errësirën informative, duke e inkurajuar monopolizmin e transmetimeve , duke i shërbyer grykësisë së 7 operatorëve ( në fakt janë 4), që kanë marrë frekuencat kombëtare për të ofruar një shërbim të domosdoshëm, jetik për një vend demokratik.
Qeveria vetëm sa pasuroi klientët e saj, duke sajuar shpërndarje dekoderash, që në fakt ishte vetëm trasfertë parash tek bizneset e tyre.
Sot gjysma e Shqipërisë është në errësirë. Një errësirë si ajo e republikave islamike, ku televizioni është i ndaluar, ose lejohen vetëm TV që kalojnë censurën. Ekranet nxijnë, televizorët janë tepër nëpër shtëpitë e varfra. Hapni radiot, dëgjoni Zërin e Amerikës. Radio Londra është mbyllur.
RIKTHIMI I SINJALIT ANALOG
Ndërkohë, në ditën e dytë të ndërprerjes së sinjalit, mësohet se AMA ka vendosur rikthimin e sinjalit analog, deri në Janar 2019, me arsyetimin se qytetarët kanë të drejtë kushtetuese për t'u informuar. Në këtë periudhë personat që nuk kanë dekoder, apo janë të pajisur me televizorë të vjetër, mund të bëjnë ndryshimet e nevojshme. Gjithsesi, heqja e sinjalit ka shkaktuar probleme, sidomos tek shtresa të caktuara të shoqërisë, si pensionistët, të cilët shpesh kanë mundësi të kufizuara ekonomike.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/09/11/dixhitalizimi-tirana-ne-erresire-por-qytetaret-shpetojne-per-pak-dite-nga-lali-ne-tv/