AKTUALITET, 30 Korrik 2019, 13:54

‘Ç’do të thoshte Rama i 30 viteve më parë?’/ Kryeministri: Do më kundërshtonte, ai nuk merrte vesh nga jeta

‘Ç’do të thoshte Rama i 30 viteve më


Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kryeministri Edi Rama është kapur i papërgatitur për një pyetje. Ajo lidhej me Ramën e 30 viteve më parë të sapofutur në politikë.

Një prej gazetarëve e pyeti kreun e qeverisë se çfarë do të thoshte ai për veten e tij duke parë marrëveshjen me Berishën, grevën e urisë së dështuar dhe aksione të tjera politike të ndërmarrë nga Rama.

“Do të të përgjigjem në fund. Ai që mban mend ti nuk kishte hyrë në asnjë zyrë shteti përveç Arteve dhe Muzeut Kombëtar.

Për herë të parë ka hyrë si ministër Kulture dhe nuk merrte vesh nga jeta që zhvillohej në anën tjetër të barrikadës. Në shumë gjëra do të më kundërshtonte dhe s’do më kuptonte,”-tha Rama.

Ditën e sotme, Kryeministri shqiptar në 120 minuta bisedë me gazetarët foli pa dorashka për situatën politike dhe atë ekonomike në vend.

Goditje të fortëve të rrugës. Projekte të reja në infrastrukturë dhe turizëm.

Rritje ekonomike, luftë informalitetit dhe pendesë për Edi Ramën e ditëve të sotme, ishin disa nga temat për të cilat ai foli.