AKTUALITET, 30 Korrik 2019, 11:37

FOTO/ Kollare ngjyrë vjollcë, betohet Tërmet Peçi. Pas tij, dy truproja nderi me kostum ceremonial


Paraditen e sotme në Qarkun e Gjirokastrës ka nisur konstituimi i këshillave bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Fillimisht është konstituar Këshilli Bashkiak i Tepelenës.

Në ceremoninë për këtë rast kanë qenë të pranishëm deputetët e qarkut Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, si dhe prefekti Astrit Aliaj.

Kreu i Bashkisë, Tërmet Peçi mbërriti në ceremoni me kravatë ngjyrë vjollcë, e njëjtë me ngjyrën e Partisë Socialiste.

Nuk mund të themi ishte rastësore, apo zgjedhje e qëllimshme, si një formë që t’i shprehë mirënjohjen PS-së që e bëri kryebashkiak për herë të tretë.

Ndërkohë që ai betohej, pas shpinës së tij, dy punonjës të policisë bashkiake qëndronin si truproja nderi me kostum ceremonial, diçka që ndodh për herë të parë.