AKTUALITET, 30 Korrik 2019, 12:34

Sherr në Kavajë, militantët e PD përplasen me ata të PS

Sherr në Kavajë, militantët e PD përplasen me ata të PS


Pak minuta më parë militantët e PD-së janë përplasur me ata të PS-së para Bashkisë së Kavajës, pasi demokratët nuk kanë lejuar futjen e kryetarit të ri, Redjan Krali në këtë institucion, kjo ka sjellë konfrontimin midis dy palëve.

"Ne s’kemi ardhur të vritemi me popullin. Besoj se do e zgjidhim”-tha përfaqësuesi i policisë.

Ndërkohë që prefektja e qytetit tha se ka tentuar disa herë të komunikojë me kryetarin aktual, Isa Sakja, por ky i fundit nuk ia ka hapur telefonin.

“Ne po ushtrojmë të drejtën tonë ligjore. Nuk kemi për synim të përplasemi me njeri. Kam tentuar të komunikoj me Isa Saken. E mora edhe qëparë në telefon, por nuk ma hapi”.-tha ajo.

Redjan Krali, kandidati fitues i PS më 30 qershor, bëri sot betimin në ambientet e prefekturës, pasi Isa Sakja nuk e lejoi që të hynte në bashki.

Gjatë mëngjesit nuk munguan as përplasjet, duke sjellë edhe FNSH në Kavajë.