TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teatri aktual nuk ka vlera historike, arkitekturale dhe nuk përbën trashëgimi që duhet ruajtur. Edi Rama ka folur sot gjatë për planin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimit të projektit të ri duke dhënë argumentat e tij se përse zgjidhja që ai mbron është më e mira e mundshme.
Argumenti i parë: Akuzës se kjo është një vepër e pastër korruptive kryeministri i është përgjigjur me logjikën ai mund të jepte leje për gjashtë kullat e famshme pas teritorit të teatrit, nëse qëllim në vetvete do të kishin qenë gratacielat (lexo poshte arkumentat e ndryshem).
Argumenti i dytë ishte : teatri aktual nuk mund të rikonstruktohet se ai është një material i përkohshëm që nuk i rreziston kohës. “Ai është i parikuperueshëm” ka thënë Rama. Ai nuk ka qenë i planifikuar për Teatër Kombëtar dhe në planin Italian teatri nuk parashikohej aty.
Argumenti i tretë : nëse ky teatër i ndërtuar nga ushtria italiane për qefet pas punës (dopolavoro/lexo poshte aegumentimin e kundert nga Aurel Plasari) do të kishte vlera historike dhe arkitekturale, ai do të rindërtohej nga e para fiks ashtu sikurse ka qenë. Por kjo nuk është e nevojshme tha kryeministri se e para ai nuk ka vlera dhe e dyta, po të dëgjohen ata që akuzojnë, privatit do i kushtonte më pak ky lloj rindërtimi, sesa projekti ambicioz i Bjarke Ingels. Por ne kemi detyrimin që të ardhmen ta ndërtojmë sot tha ai.
Më pas Rama ka bërë një ekspoze të gjatë se si ai ka qenë i pari politikan që është angazhuar për ruajtjen e trashigimisë që kur riktheu ministritë në identitet dhe që kur arriti të integrojë fasadën e stadiumit të Bosios tek stadium Arena Kombëtare.
Lapsi.al