AKTUALITET, 30 Korrik 2019, 12:54

Të paraburgosurit e burgut “302” në Tiranë grevë urie: Duam kushte më të mira

Të paraburgosurit e burgut “302” në Tiranë grevë


Të paraburgosurit e burgut “302” në Tiranë janë futur në grevë urie pasi kërkojnë kushte më të mira.

“Kërkojmë kushte më të mira”, kjo është thirrja e tyre.

Të paraburgosurit i kanë dërguar letër kryeministrit Edi Rama, ministres së Drejtësisë dhe presidentit Ilir Meta ku kërkojnë respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Mësohet se të burgosurit kanë hyrë në grevë urie pa afat.

Gjatë muajit mars ata u ngritën sërish në protestë për shkak të ndryshimit të rregullores, që përcakton se të burgosurit nuk duhet të marrin më shumë se pesë kilogramë ushqim nga të afërmit e tyre.