TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një përplasje mes dy bandave në një burg të Brazilit ka shkaktuar 57 të vdekur. Zyrtarët në një konferencë për shtyp thanë se16 prej të vdekurve u ishte prerë koka.
Por ajo që ka shokuar gjithë botën, është një video ku disa prej të burgosurve luajnë futboll me një kokë njeriu, mbi tarracën e burgut.
Në video dallohen 6 të burgosur që përdorin kokën e njeriut për të luajtur futboll. Pamjet janë shokuese dhe janë publikuar nga “Dailimail”.
Pamjet janë disa orë pasi brenda burgut në Brazil shpërtheu përplasja e frikshme, që solli 57 të vrarë. Një pjese të burgut iu vendos zjarri dhe disa prej të burgosurve u dogjën të gjallë.
Burgu në Altamira ku shpërtheu dhuna ka një kapacitet prej 200 vetash, por u pushtua nga rreth 300 të burgosur.
Mediat vendase raportojnë se udhëheqësit e bandës së përfshirë në sulm tashmë do të zhvendosen në burgjet federale për izolim.
