TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama ka parnaura në konferencën e sotme për shtyp se vizita e ministrit të Brendshëm të Turqisë, Süleyman Soylu në Tiranë, dhe takimi me të ka pasur si temë kryesore problemin e gylenistëve të përndjekur nga Erdogani. I pyetur për këtë kryeministri u përgjigj pa ekuivoke: “patjetër që ka pasur lidhje”.
Pas takimit media turke ‘Anadolu Agency’ raportoi se në takimin e mbyllur mes dy delegacioneve është diskutuar rreth anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen në Shqipëri, organizatë që Ankaraja e ka futur në listën e terroristëve dhe e akuzon për tentativën për grusht e shteti më 15 korrik 2016. Turqia ka kërkuar më parë nga autoritetet shqiptare ekstradimin e anëtarëve të Lëvizjes Gylen. Sot kjo është konfirmuar edhe nga Tirana.