AKTUALITET, 30 Korrik 2019, 12:39

Edi Rama flet për herë të parë për Ditmir Bushatin

Edi Rama flet për herë të parë për Ditmir Bushatin


Në konferencën e tij me gazetarët kryeministri Rama ka folur lidhur me shkarkimin e Arben Malajt dhe Ditmir Bushatit

PJESË NGA KONFERENCA:

Për Malajn: Pyesni deputetët që kanë kërkuar shkarkimin e tij. Unë nuk lexoj kjo është pjesë e paktit të paqes. Jeni të lirë të mos e besoni. S’kam asgjë personale me askënd. Nuk di si ta ndihmoj Malajn. Sinqerisht.

Për Bushatin: Nuk ka asnjë lidhje. Nuk më rezulton se Ditmiri ka bërë ndonjë kritikë shqetësuese. Edhe nëse ekziston ska lidhje. Organizimi i ri kërkon energji dhe aftësi që kanë kërkuar disa ndryshime. Shkodra është prioritet për mua. Është shumë i rëndësishëm. Unë mendoj për atë qytet, historinë dhe potencialin e tij. Është fatkeqsi Shkodra që kemi sot.