AKTUALITET, 30 Korrik 2019, 12:12

“Nuk harxhoj më kohë” Rama: Qëndrimi im i qartë ndaj opozitës

“Nuk harxhoj më kohë” Rama: Qëndrimi im i qartë


Një lojë macja me miun  për të cilën nuk ka kohë e energji të harxhojë, kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama situatën me opozitën në vend, për të cilën thotë se është i gatshëm të dialogojë por jo të negociojë atë c’ka lidhet me vullnetin e popullit.

“Situata përsa më takon dhe jua them paraprakisht, sot që pas pushimeve edhe ju të jeni të vetëdijshëm, s’mund të vazhdojë të marr energjitë e mia e tonën për këtë cështje. E kemi dhënë qëndrimin e kam dhënë pozicionin, jemi gati të dialogojmë me opozitën jashtë parlamentare, por nuk jemi të gatshëm të negociojmë asgjë që lidhet me vullnetin e popullit dhe nuk jam i gatshëm të harxhoj kohën time me këtë muhabet, cdo ditë sepse me të drejtë cdo njeri i zakonshëm, duke më dëgjuar edhe mua mund të thotë ik se na rrokanisët kokën.” u shpreh Rama ndërsa theksoi se fokus i tij tashmë janë detyrat e ngarkuara me votë nga populli, duke theksuar se 2021 vjen shpejt, e nëse opozita vijon me këtë ritëm, i ka të paketuara edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si ato vendore.

“Ka shumë detyra me të rëndëisshme për mua sot se te pres Bashën apo Kryemadhin që të kandisen për të folur. Ne kemi marr një barrë që mua më ka hequr mundësinë e atij pak gjumi që bëja. Duhet të drejtojmë gjithë bashkitë e vendit, dhe duhet ta bëjmë me dinjitet e sukses, është punë kolosale, dhe fokusi im nuk është kjo loja ‘macja me miun’ e atyre që zgjodhën një rrugë që për mua ka qenë e qartë. Ua kam thënë kur ishim në parlament, do t’ju cojë më keq se jeni, e zgjodhën të gjitha i kanë vendosur vetë. në politikë kur merr vendime do mbash edhe përgjegjësi, për sa kohë pranojnë vendime të të parëve të tyre e smbajne përgjgejësi jemi para një situate ku s ke me kë flet e për ca flet. Prioritetet e mia janë krejt tjetër, s’jam më vetëm kreu i PS me numër të caktuar drejtuesish në bashki, dhe s’jam njeriu që thjesht duhet të mjaftohem me faktin që një zonjë molotv nuk dëgjon e nuk kupton e shkodra të mbetet pa zhvilluar, tani duhet të tregojmë me vepra e me fjalë që dimë të ndryshojmë Shkodrën Kukësin e me radhë. E ardhmja vjen më shpejt sa duket, 2021 është shumë më afër se sa i duket atyre dhe nëse vazhdojnë kështu edhe disa muaj, 2021 e kanë paketuar sërish me duart e tyre.”theksoi Rama.