TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama tha se debati për Teatrin Kombëtar është një debat i mbyllur për të.
Rama deklaroi se nuk duhet të ngatërrohet historia me muret.
"Do bënim nga e para godinën. Këtu çështja është politike, është mediokritet për të bërë zhurmë. Asnjë centimetër e godinës nuk do të përdoret për privatin,"-u shpreh Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Deri dje, Xhevahiri i Gerardio Bozios ishte i lidhur me brezin e Komunistëve, sot është monument historik që do të shkojnë për atë për ta parë. Godina e TK nuk është çështje verbërie por realiteti.
Është ndërtuar për argëtimin e përkohshëm pas pune, nuk ka qenë për t’u kthyer në Teatër.
Ka mbetur si rezultat i pamundësive. Është degraduar në pikën ku është e parikuperueshme. Nëse godina do të kishte vlerë dhe hapësirat për të pasur teatër nuk do të ishte e mundur të rikonstruktohet, do ta rindërtonim siç është.
Madje është përhapur fjala se do të përdoret për zhvillim privat.
Nuk është e vërtetë. Do të bëhet jashtë murit të Teatrit. Do të paguanim edhe shumë më pak. Ndërkohë që ne me projektin e ri kërkojmë shumë më tepër fond për ta këmbyer me një truall që është mbrapa teatrit që ka ferra dhe mbeturina.
Është kot dhe pa asnjë vlerë. Ideja hajde ta lëmë dhe e bëjmë muzë. Po për çfarë?
Muzeun do ta kemi brenda Teatrit. Këtu çështja është politike. S’kemi ne asnjë interes për të bërë zhurmë nëse nuk kemi bindjen që e ardhmja ndërtohet sot dhe nuk mund të mos bëjmë diçka që i shërben të ardhmes.
Ne jemi zgjedhur që të marrim vendime. Shumica është e qartë, një pjesë nuk janë dakord. Nuk ishin dakord as me stadiumin. Kishin paranoja. Është një nga më të bukurit e Rajonit dhe Europës.
Të mbanim muzeun e tullave të Komunales? Nëse do të kishte ndonjë vlerë padiskutim do e ruanim. Nëse do ishte puna për ndërtimin në privat, ne e kishim shumë të lehtë.
Do bënim nga e para godinën. Këtu çështja është politike, është mediokritet për të bërë zhurmë. Asnjë centimetër e godinës nuk do të përdoret për privatin.