TEJ E KETEJ, 6 Nëntor 2021, 21:34

Alfred Cako: Amerikanët rrëmbyen Bashën në korrik, e futën nëntë ditë nëntokë, në Kroaci!

Alfred Cako: Amerikanët rrëmbyen Bashën në korrik, e

Opinionisti shumë i njohur, Alfred Cako, bëri orët e fundit, zbulimin më të madh dhe të çuditshëm, që ka ndodhur ndonjëherë mbi figurën e Lulzim Bashës. 

- Amerikanët erdhën në vapën e madhe të korrikut, e rrëmbyen Lulzim Bashën dhe e futën në një bazë ushtarake nëntokësore në Kroaci! 

Këtë deklaratë thellësisht tronditëse, Cako e bëri në emisionin "Glamour Zone", të gazetares Ester Bylyku. 

Sipas Cakos, Lulzim Bashës i kanë treguar atje thellë nëntokë, një pjesë të axhendës okulte, të atyre që qeverisin botën. 

Nuk dihet saktësisht a i mbajti mend Luli ynë, derisa doli mbi tokë, të gjitha mësimet e kësaj axhende dhe a do të mundet t'i zbatojë ato mbi tokë, domethënë në selinë e Partisë Demokratike. 

PS. Ja pak a shumë me shkrim dhe me video, deklarata e Alfred Cakos, mbi rrëmbimin e Lulzim Bashës në mes të zhegut të korrikut!

"Mbajeni mend këtë që po ju them unë, që do bëhet një aministi ku do falen një kategori e madhe krimesh ekonomike edhe politike deri në një vit të caktuar, psh. 2013-ën, kur ka qenë Berisha kryeministër. Për t’i bërë një ofertë Berishës që të tërhiqet nga kjo nisma për të marrë PD-në. Për t’ia lënë Lulit i cili kontrollohet nga amerikanët, të cilët e morën Lulin, ndoshta e kanë rrëmbyer në korrik, dhe e kanë mbajtur 9 ditë në Kroaci në një bazë të tyre ushtarake nëntokë. Gojët e liga kështu thonë që ka ndodhur, tani. Degjo, këto janë, unë i fus si teori konspiracioni sepse unë nuk mund t’u jap atyre fakte me video që ka qenë ai atje. Pozicioni im është delikat në këtë rast kështu që unë që e them nuk flas kot. Por gjithmonë e shoqëroj me këtë shprehje, sipas teorive konspirative. Amerikanët e morën peng, i kanë treguar ndoshta  një pjesë të axhendës".

/TPZ.al/Tej e Këtej/