TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme SPAK-u ka marrë përgjigje nga Gjendja Civile, lidhur me kërkesën për konfirmimin e gjeneraliteteve të ish Presidentit Ilir Meta.
Gjendja Civile ka bërë "zbulimin" e madh për SPAK-un, që bëhet fjalë për shtetasin Ilir Metaj të lindur në Çepan, Skrapar!
Përpara se ky informacion i vyer të konfirmohej nga Gjendja Civile, e konfirmoi edhe Monika Kryemadhi që publikoi çertifikatën personale të Metës, ku qartazi kuptohej që ky është Ilir Meta i Skraparit.
Më përpara akoma se zonja Kryemadhi, e ka konfirmuar edhe kënga legjendare me vargjet: "Thellë në malet e Skraparit, lindi burri i vatanit, kush mi qan hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja!".
Kujtojmë se Ilir Meta është nën hetim nga SPAK, por nuk dihen ende se për çfarë konkretisht. Ai është kallëzuar në këtë institucion nga ish deputeti Halit Valteri.