TEJ E KETEJ, 26 Nëntor 2020, 12:53

Lideri Rama bën film për arritjet e vetes, në përvjetorin e tërmetit: Ja ç'hoqa, ç'bëra, ç'përjetova dhe si e rindërtova Shqipërinë!

Lideri Rama bën film për arritjet e vetes, në përvjetorin e


Sot, datë 26 nëntor 2020, është dita kur tërmeti i tmerrshëm, mbushi plot një vit dhe me këtë rast, siç ndodh dhe jemi mësuar ta shohim rëndom, është pikërisht, vetë lideri ynë suprem, Edi Rama, që e pëdori këtë përvjetor, për të ndërtuar dhe gatuar një film, një mini-dokumentar për vetëveten dhe vlerat që ai disponon.

Dhe lideri ynë, këtu nuk gabon, sepse ky është vendi i vetëm në botë, ku udhëheqësi e shkruan vetë historinë e suksesit dhe arritjeve, duke përballuar të gjitha krizat, ashtu siç ai e përfytyron.

Në këtë dokumentar, në fillim është errësirë e madhe, pastaj çast pas çasti vjen drita, që bie në kokën e mençur, gjysmë vezake, të udhëheqësit tonë largpamës. Hija zvogëlohet, drita sa vjen e rritet dhe Shqipëria si me magji, brenda kokës së liderit, fillon të ripërtërihet.

Pra, përmes kësaj dritëhije të magjishme, që di ta ndërtojë vetëm ai, Edi Rama, pas një viti, e gjithë bota mëson, se ç'ndodhi në këtë katastrofë, por mbi të gjitha, udhëheqësi tregon ç'bëri ai vetë, si u trondit kur toka u tund, si u përlot, si punoi, si luftoi, si sakrifikoi dhe më në fund, si e rindërtoi vendin bashkë me Arbenin (për Ahmetajn e anglishtes është fjala) dhe me botën që i lypi borxhe, pra me pak fjalë, filmi tregon se si lideri shpëtoi vendin nga katastrofa.

Sot udhëheqësi, pa u gdhirë mirë, e futi filmin në rrjetet sociale, ku të gjithë transmetuesit bythëlëpirës televizivë, e rrëmbyen atë dhe po e transmetojnë orë e çast.

PS. Duke qenë se ne të shkretët, nuk kemi fuqi fjale, më të madhe se sa vetë video-dokumentari, që lideri ynë i ka bërë vetëvetes, shiheni atë edhe njëherë të publikuar te ne dhe falenderoni Zotin disa herë në ditë, që na hodhi përsipër këtë njeri kaq të madh, duke na shpëtuar njëherë e përgjithmonë, nga çdo fatkeqësi natyrore dhe jo natyrore!

/TPZ.al/ Tej e Këtej/