TEJ E KETEJ, 2 Prill 2023, 20:28

Shpërthen avokati i ditur Ngjela për BBV: Luizi simbol i bisedës dhe batutës, ndërsa Kejsi simbol i bukurisë!

Shpërthen avokati i ditur Ngjela për BBV: Luizi simbol i bisedës

Avokati i ditur dhe shumë i njohur, Spartak Ngjela, që nuk lë gjë pa thënë dhe halè pa trazuar, ka komentuar së fundmi në televizionin News24 të Irfanit, spektaklin Big Brother Vip. 

Me intelektin e rrallë që e karakterizon, avokati i përndritur, ka cilësuar si "simbol të batutës" Luizin dhe si "simbol të bukurisë", vajzën e Sabianit, Kejsin. 

Nuk është shprehur për simbolin e mençurisë, pasi këtë titull e disponon vetëm ai dhe nuk i'a delegon dot askujt tjetër. 

Ja si shprehet avokati i ditur për BBV: 

“ Atje ka dy simbole. Luizi i cili është simbol i bisedës dhe batutës dhe Kejsi, vajza e Sabianit e cila është simboli i bukurisë. Atë moment madje që po e ndiqja unë kamera po e fokusonte shumë, se di pse e donte. Po dëgjoja që po flitej për martesë, niveli artistik që ndodh është i lartë dhe na përfshin brenda tyre dhe na duket sikur çdo gjë është e vërtetë, aktrimi është i lartë po se kuptojmë dot se jemi përfshirë. Në fund njëri shkon te gruaja, tjetra te burri”, tha avokati. 

PS. Ndryshe nga i gjithë populli shqiptar, që është "çmendur" në kohën e Big Brother-it, avokati nuk ka pësuar asnjë ndryshim.