TEJ E KETEJ, 30 Mars 2022, 23:18

Prof. Dr. Inxh. Av. Sazan Guri çudit dynjanë: Piramidat e Egjiptit i krijuan pellazgët, dmth shqiptarët e sotëm!

Prof. Dr. Inxh. Av. Sazan Guri çudit dynjanë: Piramidat e Egjiptit i

Një zbulim i rrallë, që ka tronditur thellë jo vetëm mbarë dynjanë, por edhe gjithë gjënë e gjallë, ka ndodhur në Shqipëri. 

Edhe vetë fituesit e çmimeve Nobel, në të gjitha fushat përkatëse, kanë ngrirë dhe kanë mbetur me gojë hapur para këtij zbulimi.

Bëhet fjalë për Prof. Dr. Inxh. Av. Sazan Gurin, që së fundmi, ka zbuluar se piramidat e Egjiptit janë krijuar nga pellazgët, domethënë nga të parët e ne shqiptarëve të sotëm.

"Piramidat u ndërtuan për të krijuar kulturën që ekzistonte para piramidës. Ato janë ndërtuar nga pellazgët. Piramida përmban të gjitha ligjet që ka shpikur njerëzimi për natyrën" - theksoi mes të tjerash Prof. Dr. Inxh. Av. Sazan Guri, në televizionin ABC.

Njoftojmë që këtë zbulim Sazani e ka hedhur për publikun, që në 07:00 të mëngjesin, me gazetarin Enkel Demi.  

Bëhemi me dije, se presidenti rus, Vladimir Putin, sapo ka dëgjuar për këtë zbulim, ka urdhëruar të gjitha shërbimet ruse, ta gjejnë Sazanin, ta sjellin në Rusi dhe të merret në pyetje, për të shpjeguar si mund të fitohet lufta, sepse rusët kanë ngecur keq dhe nuk po dinë nga tja mbajnë më.

Ndërkohë edhe vetë SPAK-u, pritet ta thërrasë për ndihmë Prof. Dr. Inxh. Av. Sazan Gurin dhe t'i kërkojë shpjegime për punën e inceneratorëve dhe si mund të deshifrohen letrat e shumta që ka depozituar pranë këtij institucioni, Monika jonë e nderuar. 

Për t’u bindur që Sazani e ka bërë vërtet këtë super zbulim, ndiqni videon e mëposhtme!