TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Thuajse në të njëjtën kohë, me lajmin e bujshëm të vaksinimit të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, zotni Edi Ramës, në stadiumin kullë, ndërtuar prej tij, ka ndodhur një shpërthim shumë i madh edhe i zëdhënësit të Departamentit të Shtetit dhe FBI-së bashkë, zotni Spartak Ngjelës.
Në mënyrë të qartë dhe të prerë, përmes një statusi në faqen zyrtare të tij, ai rendit njëra pas tjetrës, 11 aktet anti-historike të Presidentit Donald Trump, kundër zhvillimit dhe demokracisë perëndimore.
Këtë analizë të thellë kundër "banditit Donald Trump", siç thotë ai, avokati i ndritur e ka menduar brenda vetes, për katër vjet rresht, por detyra që mban mbi supe dhe sidomos bindjet pro amerikane, nuk e kanë lejuar t'i publikojë në faqen e vet zyrtare, përpara se Trumpin t'i vinte ngordhja dhe të dënohej me bllokim në çdo rrjet social.
Kjo është edhe arsyeja, që këto 11 përfundime të avokatit të ditur, nuk do të merren vesh kurrë nga i shkreti Trump, sepse siç e kemi thënë dhe siç po ju themi, i kanë mbyllur edhe facebook-un edhe instagramin, duke e lënë shurdh-memec.
PS. Pak a shumë, pas humbjes, e gjithë bota sigurisht që i mësoi të gjithë të zezat, që ka bërë Trumpi, por 11 aktet më të turpshme të renditura nga avokati, janë jo vetëm më të rëndësishmet, por kanë vlerë të posaçme historike, ndaj ju të dashur njerëz, lexojini ato patjetër, njëra pas tjetrës!
/TPZ.al/ Tej e Këtej/
SPARTAK NGJELA - FAQJA ZYRTARE
Njëmbëdhjetë aktet antihistorikë të Donald Trump-it kundër zhvillimit dhe demokracisë perëndimore.
Lëvizja antiperëndimore Trump, kundër demokracisë, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, u shkallmua përfundimisht në datën 6 janar 2021.
Dy janë sot arritjet e mëdha të demokracisë perëndimore në shekullin e ri: fitorja e Joe Biden-it në zgjedhjen e 4 nëntorit 2020 në Amerikë; dhe, shkallmimi i kryengritjes së shëmtuar Trump në Uashington, në 6 janar 2021.
Demokracia amerikane e provoi se ajo gjithmonë do të jetë ideal i moderacionit dhe i harmonisë.
l.
Në këtë betejë përbërëse, kundër një banditi president, që i solli Perëndimit dëme të mëdha, në favor të Rusisë, historia do të shkruajë që një rol të madh pati edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Ursula Von de Leien, tha dikur, kur ajo ishte ministre e mbrojtjes në Gjermani: "Shtetet e Bashkuara i kemi partnerin kryesor, por na ka zënë hall i madh me presidentin Trump; prandaj do të na duhet ta shtyme këto 4 vjet me çdo mënyre".
Por, na duhet të theksojmë se ajo të cilën media dhe analiza amerikane e quan "kryengritja Trump", në thelbin e vet, ishte një thirrje per destabilizim të Shteteve të Bashkuara, që kjo pastaj të pasonte në gjithë Perëndimin. Ky akt kryengritës tani, në Evropën akademike, është quajtur: "sherbimi më i madh, për të gjithë diktatorët".
Por, demokracia amerikane, vullneti i madh demokratik i zëvendës presidentit republikan Mike Pence, dhe organizimi me qëndresë të lartë i policisë së New Yorkut, i dhanë dërmën një hajduti që në vitin 2016, ishte bërë president i Amerikës me votat e manipuluara nga shërbimi rus.
Po cilat ishin aktet antiperëndimore të Donald Trump-it, tashmë i flakur në antihistori?
Njëmbëdhjetë janë aktet më të turpshme të tij, të renditura si më poshtë:
7 . Destabilizim në NATO, për çështjen e buxhetit, me tendencë kundër Gjermanisë, (në një kohë kur shteti gjermane, përveç tarifës ndaj NATO-s, paguan edhe shpenzimet për qëndrimin e një pjese të ushtarëve amerikanë, të dislokuar në bazat ushtarake amerikane në territorin gjerman). Kjo, sepse Trump kërkonte konflikt brenda aleancës.
Të gjitha këto, tan e më tej, do të mbeten vetëm si fantazma të shëmtuara të epokës presidenciale të Donald Trump-it.
ll.
Shqiptarët tani kanë dalë nga rreziku sllav që iu përsoll rrotull si hije e zezë në katër vjet rresht. Kurse në Uashington ka ardhur si president i ri, një mik i madh i Shqiptatëve: Joe Biden. Aktori politik më i vendosur për bombardimin e Serbisë dhe për pavarësinë e Kosovës.
Gjithsesi, ajo që iu mbetet tani shqiptarëve për të kryer, në Shqipëri dhe në Kosovë, është reforna antikorrupsion dhe krijimi real i strukturës së lartë juridike, për t'i afruar drejt bashkimit, në të dy shtetet shqiptare: hapja e plotë e kufirit, unifikimi i tregut si një treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë, marrëveshje ndërqeveritare për investime të përbashkëta Shqipëri - Kosovë, kooperim në kapitalin bankar, konçesione reale të Kosovës në bregdetin e Shqipërisë, krijimi sa më i shpejtë i Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar për strukturim real të projektit të madh ekonomik Shqipëri-Kosovë, etj.
Gjithçka, tani e më te,j do të ecë drejt moderacionit, zhvillimit dhe harmonisë, edhe në botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.