TEJ E KETEJ, 21 Janar 2022, 17:52

Ilir Meta reciton në mes të borës! Mblidhet urgjent një panel ekspertësh në Tiranë

Ilir Meta reciton në mes të borës! Mblidhet urgjent një

Njoftohemi se dëbora dhe Presidenti Ilir Meta, kanë zbritur sot në kryeqendrën juglindore, Korçë.

Pasi ka zbritur nga mjeti presidencial, në mes të një floknaje të madhe bore, Ilir Meta ka kryer një akt që ka lënë me gojë hapur, të madh e të vogël, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.

Ndërsa bora binte flokë flokë, ai hapi të dyja krahët, mori frymë thellë dhe me një pathos, dëshirë dhe optimizëm të patreguar, recitoi katër vargje nga vjersha e Naim bej Frashërit, kushtuar hapjes së Mosonjtores shqipe në Korçë.

Lumja ti moj Korç’ o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua

Nisur nga kjo ngjarje kaq e rrallë, nga ky shpërthim i habitshëm i presidentit tonë, një panel i përzierë me doktorë dhe profesorë të njohur, të shkencave të ndryshme, u mblodhën për të diskutuar për gjendjen e përgjithshme të presidentit dhe nëse koronavirusi shkakton recitim të pavullnetshëm, vend e pavend, të poezisë shqipe, apo jo? 

PS. Të nderuar lexues, për të dhënë edhe ju mendimin tuaj, ndiqeni videon e mëposhtme!