AKTUALITET, 5 Janar 2018, 14:00

Ironizon Vasili: Kryeministri di nga shëndetësia më pak se breshkat e tij

Ironizon Vasili: Kryeministri di nga shëndetësia më pak se

Kreu i grupit Paralamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shigjetuar sërish Kryeministrin Rama.

Sipas Vasilit, Kryeministri që nuk kupton nga shëndetësia përsërit se çfarë i thonë të tjerët.

“Ky sistem referimi i pacientit është ngritur në nëntor 2009 pavarësisht se ty nuk ta thonë ngaqë e dinë që nuk merr vesh”, shprehet Vasili

 Reagimi i plotë:

Kryeministri di nga shendetesia me pak se breshkat e tij.

Kryeministri qe s'kupton asgje nga shendetesia eshte bere si papagall dhe perserit cfare i thone.

O kryeminister boll u bere gazi i botes,mere vesh nje here e mire:ka vetem nje sistem referimi pacienti ne gjithe globin,pra nuk ka nje elektronik dhe nje pa elektronik sic ta thone ty.

Ky sistem referimi i pacientit eshte ngritur ne nentor 2009 pavaresisht se ty nuk ta thone ngaqe e dine qe nuk mer vesh.

Sistem referimi do te thote qe pacienti ne piken me te afert te mare sa me shpejt ndihmen mjeksore te duhur dhe ky eshte themeli i asaj qe organizata boterore e shendetesise thote per sistemin e referimit te pacientit.

Cdo menyre komunikimi eshte legjitime dhe referimi nepermjet mjeteve digiitale eshte thjesht opsion e jo themeli i sistemit, pasi ka mijra qytetare qe nuk e perdorin dot elektroniken dhe nuk do mbeten pa sherbim sipas teje,apo jo?!

Ishalla kuptove gjë...

Ndaj mos fol më per shendetesine o kryeminister se do jesh me rehat.