AKTUALITET, 5 Janar 2018, 14:16

Xhevahir Sukaj firmos me Vllazninë, vishet kuqeblu deri në fund të sezonit

Xhevahir Sukaj firmos me Vllazninë, vishet kuqeblu deri në fund

Rikthehet pas pesë vitesh, atje ku u formua dhe u dallua si futbollist!

Xhevahir Sukaj nënshkroi një kontratë pesëmujore me Vllazninë, deri në fund të sezonit 2017-2018.

Ish-sulmuesi i Partizanit, pas firmosjes së marrëveshjes me administratorin i klubit kuqeblu, Astrit Gjyrezi, do të udhëtojë bashkë me ekipin drejt Ulqinit për të nisur me përgatitjet për fazën e mbetur të edicionit.

Sukaj për herë të fundit me Vllazninë kishte luajtur në sezonin 2011-2012. Ai ka veshur edhe fanellat e disa ekipeve të huaja në Turqi, Egjipt, Kroaci, Iran dhe Malajzi.

/TPZ.AL/